Berisha përballet me Dumanin në Kuvend: Seanca maratonë drejtësisë

Pas arrestimit në shtëpi, Berisha përballet sot në Kuvend me Altin Dumanin.

Seanca e Kuvendit, që pritet të jetë maratonë, do të sjellë sot raportimin e krerëve të institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë. Procesi do të nisë me Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK, dhe do të vijojë me ILD, KLP dhe KLGJ.

Kjo seancë do të shënojë edhe një përballje unike: Sali Berisha do të përballet me Altin Dumanin. Kjo është hera e parë që ndodh që kur SPAK nisi hetimet për aferën “Partizani” dhe kërkoi masë sigurie ndaj tij. Gjatë raportimit të një viti më parë të Dumanit në Kuvend, Berisha ishte në arrest shtëpie.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë debatuar për më shumë se dy orë rreth mënyrës se si do të zhvillohej seanca e sotme. PD kërkoi që pyetjet që kanë depozituar me shkrim, t’i lexonin edhe në sallë, por mazhoranca refuzoi, duke argumentuar se ato janë depozituar dhe nuk është e nevojshme rileximi. Pas një bllokimi të seancës për disa orë, PS dhe PD ranë dakord që pyetjet do t’i lexonin vetë krerët e institucioneve të drejtësisë, ndërsa më pas çdo deputet që ka adresuar pyetje do të ketë në dispozicion dy minuta kohë për replikë.

Scroll to Top