Dumani sqaron hetimin për kryebashkiakun e Vaut të Dejës

Dumani: Hetimi për kryebashkiakun e Vaut të Dejës nisi para deklaratës së Ramës

Opozita i ka kërkuar Altin Dumanit sqarime edhe lidhur me hetimet e nisura ndaj kryebashkiakut të Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli.

Sipas opozitës, dy ditë pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili i tha Shkrelit “mos luaj më dy porta”, SPAK i ka shkuar në zyrë këtij të fundit. Megjithatë, Dumani ka theksuar se hetimi ndaj tij kishte filluar para deklaratës së Ramës.

“Procedimi penal ka nisur para këtij deklarimi dhe ky është një hetim i suksesshëm. Ka bërë të mundur dërgimin për gjykim të kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës për korrupsion në zgjedhje,” tha Dumani.

Scroll to Top