Dumani sqaron arrestimin e Ilir Metës

Kryeprokurori Dumani sqaron zhvillimet rreth arrestimit të Ilir Metës

Kryeprokurori Altin Dumani, i pyetur nga deputeti Tedi Blushi në Kuvend, ka dhënë sqarime në lidhje me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.

Në përgjigje të pyetjes së Blushit se përse Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) nuk mori pjesë në atë që ai e quajti “show politik” gjatë arrestimit, Dumani theksoi se zbatimi i masave të sigurimit është përgjegjësi e policisë dhe jo e Prokurorisë.

Kështu, sipas Kryeprokurorit, zhvillimet e ndodhura gjatë arrestimit nuk kanë qenë nën përgjegjësinë e Prokurorisë.

Scroll to Top