Adnan Januzaj kërkon ringjallje karriere me Fali Ramadani

Adnan Januzaj, një emër që dikur ngjalli entuziazëm te tifozët shqiptarë para më shumë se një dekade, tashmë kërkon të rikthehet në qendër të vëmendjes. Ai ishte në qendër të diskutimeve për një mundësi bashkimi me Kombëtaren shqiptare, por vendosi të luante për Belgjikën, duke besuar se kjo zgjedhje do të ndihmonte karrierën e tij.

Kjo zgjedhje rezultoi mjaft e suksesshme në pjesën e parë të karrierës së tij si sulmues, duke marrë pjesë në dy Botërore, ato të viteve 2014 dhe 2018. Megjithatë, karriera e tij në klube filloi të përballej me zhgënjime të shumta. Gjatë 4 viteve të fundit, ai ka pasur pak minuta në fushën e lojës, edhe pse ishte nën kontratë me Seviljen.

Tani, në moshën 31-vjeccare, duket se Januzaj po kërkon të ringjallë karrierën e tij dhe të provojë një shans të fundit. Për këtë, ai i ka besuar fatin e tij menaxherit të njohur, Fali Ramadani. Kompania “Lian Sports”, e cila menaxhon tashmë një pjesë të konsiderueshme të lojtarëve të Kombëtares shqiptare, ka konfirmuar bashkimin e Januzajt me ta. Misioni i ri i kompanisë do të jetë gjetja e një klubi të ri për futbollistin, i cili dikur konsiderohej si një nga talentet më premtuese të Manchester United dhe të futbollit europian.

Scroll to Top