Aeroporti Vlorë: Gjoba për vonesa, 30 ditë afat zgjidhje

Aeroporti i Vlorës: Karakaçi njofton gjobat e para për vonesa, 30 ditë afat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

Janë lëshuar faturat e para të penaliteteve për shkak të vonesave në përfundimin e Aeroportit të Vlorës, njoftoi ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.

Ministri theksoi se kompanive iu është dhënë një afat prej 30 ditësh për të zgjidhur mosmarrëveshjet ose për t’iu drejtuar ndërmjetësimit.

“Këta ortakë kanë ofruar të ndërtojnë aeroportin e Vlorës. Ka një mosmarrëveshje, e cila është bërë publike dhe mediatike, duke sjellë edhe njëfarë impakti në imazh. Së pari, ministria ka qenë shumë e kujdesshme me komunikimet me operatorët. Ne duam të zbatojmë kontratën. U kam dërguar shkresë dhe u kam kërkuar që mosmarrëveshjet të mos jenë shkak për bllokimin e aeroportit. U kam lënë afat 30-ditor për të zgjidhur mosmarrëveshjen civile që kanë. Nëse e kanë të nevojshme, edhe të ulemi dhe t’i ndihmojmë për të gjetur gjuhë të përbashkët. Aeroporti ka ecur me punime të avancuara, jemi në përfundim. Përfundimi i tij do të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur, sipas afateve që vetë kompanitë kanë kërkuar të vendosin. Çdo ditë apo çdo muaj vonese sjell penalitete. Kemi lëshuar faturat e para të penalitetit për vonesat përkatëse. Aeroporti do të ndërtohet dhe do të jetë operacional”, tha Karakaçi.

Scroll to Top