Afganistani & Pakistani rifillojnë bisedimet e paqes në Stamboll

Afganistani dhe Pakistani bien dakord të rifillojnë bisedimet në Stamboll

Një ditë pasi Islamabadi njoftoi se bisedimet kishin dështuar, tre burime të informuara thanë se Afganistani dhe Pakistani do të rifillojnë negociatat e paqes në Stamboll. Sipas burimeve, vendet ranë dakord të rinisin bisedimet me kërkesë të Turqisë, e cila do t’i presë ato.

Ekipet negociatore të të dy vendeve ndodhen aktualisht në Stamboll, sipas dy prej burimeve. As talebanët afganë, as ministritë e Mbrojtjes dhe të Jashtme të Pakistanit nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment. Edhe Ministria e Jashtme turke nuk dha një reagim për Agjencinë Franceze të Lajmeve.

Dhjetëra persona janë vrarë këtë muaj përgjatë kufirit afgano-pakistanez, në incidentet më të rënda të dhunës që prej marrjes së pushtetit nga talebanët në Kabul në vitin 2021. Më 19 tetor, të dy vendet kishin rënë dakord për një armëpushim në Doha. Megjithatë, sipas burimeve afgane dhe pakistaneze që folën për “Reuters” të martën, palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje për raundin e dytë të bisedimeve, të cilat ndërmjetësohen nga Turqia dhe Katari në Stamboll.

Scroll to Top