SERIA 5/ Arben Ahmetaj flet sërish nga arratia për Çim Pekën: Audiopërgjime, dokumenta, gjithçka!
Publikuar më: 26.08.2026
Nga: Shek
TIRANË – Pas një periudhe relativisht të gjatë, pothuajse nëntë mujore, pa pasur lajme prej tij, Arben Ahmetaj do të rikthehet sërish me një intervistë nga arratia për gazetarin Çim Peka. Ky i fundit njofton, përmes një postimi në rrjetet sociale, se intervista e radhës me Ahmetajn do të transmetohet në datën 7 Shtator. Në këtë intervistë do të përfshihen edhe audiopërgjime, që sipas tij, denoncojnë skandalet e qeverisjes së vendit.
“U kry. Behuni gati për datën 7 Shtator. Audiopërgjime, dokumenta, gjithçka!”, shkruan Peka në postimin e tij në rrjetet sociale, ku shfaqet në foto me ish-numrin dy të qeverisë.
Intervista e fundit që Ahmetaj ka dhënë ishte në fillim të këtij viti, në muajin Janar, ku denoncoi Ergys Agasin, i cili është arrestuar sot me urdhër të SPAK në Elbasan.
Arben Ahmetaj ndodhet në kërkim që prej muajit korrik të vitit 2023, ndërsa është strehuar në Zvicër, ku ka nisur procedurat për të kërkuar azil politik. Ahmetaj dyshohet se gjatë periudhës së tij si ministër, ka marrë disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare. Ndaj tij, ka edhe një hetim pasuror dhe janë vënë në sekuestro dy vila, disa apartamente dhe llogari bankare.
