Air France pezullon fluturimet drejt Kubës për shkak të mungesës së karburantit
Kompania ajrore franceze Air France ka njoftuar se do të pezullojë fluturimet drejt Havanës, kryeqytetit të Kubës, duke filluar nga data 29 mars. Arsyeja kryesore e këtij vendimi është mungesa e karburantit në Kubë.
Sipas kompanisë, fluturimet mund të rifillojnë nga 15 qershori, me kusht që situata aktuale të përmirësohet.
Aktualisht, Air France operon tre fluturime në javë nga Parisi në Havanë.
