Sulme me raketa nga Irani: Turqia merr masa

Raketat balistike nga Irani: “Po merren të gjitha masat për sigurinë”, Erdogan: Turqia nuk lë asgjë në dorë të rastësisë!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se Turqia po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme dhe po bashkëpunon me aleatët e NATO-s pas sulmeve me raketa balistike nga Irani.

Lidhur me këtë situatë, Erdogan theksoi gjithashtu se Turqia ka paralajmëruar që incidente të tilla të mos përsëriten.

“Incidente të tilla nuk duhet të përsëriten. Turqia nuk lë asgjë në dorë të rastësisë kur bëhet fjalë për sigurinë e kufijve dhe hapësirës së saj ajrore, sidomos në këtë periudhë të vështirë që po kalon rajoni”, tha ai.

Një raketë balistike iraniane raportohet se ka rënë në fshatin Dimhiyye al-Kabira, në distriktin Qamishli të Hasakah, Siri. Raportet lokale tregojnë se nuk pati viktima apo të lënduar në zonën ku ka rënë raketa.

Scroll to Top