Një emision investigativ, në bashkëpunim me një laborator italian, ka kryer një analizë të ajrit në Tiranë dy vite më parë. Aparatura të avancuara teknologjike u vendosën në 20 pika të ndryshme të kryeqytetit për 8 ditë.
Rezultatet e analizës treguan nivele të larta të substancave të rrezikshme, duke përfshirë dioksidin e azotit dhe benzenin, një substancë kancerogjene. Mesatarja e këtyre substancave tejkaloi kufirin e lejuar nga Bashkimi Evropian.
Dy zonat më të ndotura të evidentuara ishin “Brryli” dhe Rruga “Gjergj Legisi” në Laprakë, ku përqendrimi i ndotësve ishte jashtë çdo standardi. Sipas ekspertëve, burimet kryesore të kësaj ndotjeje janë trafiku i rënduar dhe aktivitetet e ndërtimit.
