Aksident ajror fatal në Itali: Avion humb kontrollin, vdes piloti

Aksident ajror fatal: Avioni humbi kontrollin pak pasi u ngrit nga pista, vdes piloti

Një aksident ajror fatal ka ndodhur në Aguscello, një fshat i vogël pranë Ferrarës. Një avion ultra i lehtë u rrëzua menjëherë pas ngritjes.

Mjeti fluturues ishte nisur nga aeroporti i vogël Prati Vecchi, por për arsye ende të paqarta humbi kontrollin. Ai u përplas në një zonë bujqësore dhe më pas u përfshi nga flakët.

Në bord ishte vetëm piloti, i cili ndërroi jetë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra dhe zjarrit që shpërtheu menjëherë pas përplasjes.

Në vendngjarje mbërritën ekipet e zjarrfikësve dhe forcat e rendit, të cilat izoluan zonën dhe shuan flakët. Hetuesit kanë nisur punën për të rindërtuar dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e mundshme të rrëzimit të avionit.

Scroll to Top