Aksident autobusi në Meksikë: 11 viktima, mbi 30 të plagosur

Aksident tragjik në Meksikë: Përmbyset autobusi me turistë, 11 viktima dhe mbi 30 të plagosur

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 30 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në perëndim të Meksikës.

Sipas autoriteteve, një autobus turistik, i cili transportonte pasagjerë nga shteti Jalisco, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pranë qytetit Amatlán de Cañas, në shtetin Nayarit.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Fillimisht, gjashtë persona u nxorën të pajetë nga vendngjarja, ndërsa pesë të tjerë ndërruan jetë më vonë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Aksidentet rrugore me pasoja fatale janë të shpeshta në Meksikë. Në shtatorin e kaluar, të paktën 10 persona humbën jetën dhe mbi 60 të tjerë u plagosën pasi një tren mallrash u përplas me një autobus në qendër të vendit. Ndërsa në shkurt të vitit 2025, më shumë se 40 persona vdiqën në jug të vendit, kur një autobus që udhëtonte nga Tabasco drejt Cancún u përplas me një kamion dhe shpërtheu në flakë.

Scroll to Top