Aksident me pasoja vdekjeje në Durrës: Një 29-vjeçare përplasi dhe vrau një 69-vjeçar
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugën Katund Sukth–Fllakë, në qarkun e Durrësit, ku një aksident automobilistik ka sjellë vdekjen e një të moshuari.
Sipas informacioneve paraprake, një 29-vjeçare nga Durrësi, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur një biçiklist 69-vjeçar që po lëvizte në rrugë.
I aksidentuari u dërgua me urgjencë në spital për t’i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore, por për fat të keq, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda dhe ndërroi jetë pak më vonë.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar nga policia për kryerjen e veprimeve procedurale. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij aksidenti.
