Aksident i trefishtë në Unazën e Madhe të Tiranës, humb jetën një 38-vjeçar
Policia e Tiranës njofton se rreth orës 21:00, në Unazën e Madhe, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe 1 motomjet.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., rreth 38 vjeç.
Drejtuesit e dy automjeteve, shtetasit Gj. L. dhe A. Sh., ndodhen në vendin e ngjarjes për veprime të mëtejshme proceduriale. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
