Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fier-Berat, ku si pasojë një 30-vjeçar ka përfunduar në spital.
Sipas informacioneve, i dëmtuari, A.G., drejtuesi i automjetit tip Toyota, është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore dhe zjarrfikësit.
Policia po vlerëson rrethanat e aksidentit dhe dyshon se shpejtësia e lartë mund të ketë qenë një nga shkaqet kryesore.