VIDEO/ Hidroavioni përplaset me një skelë në Bahamas, momenti dramatik u filmua nga brenda kabinës
Një hidroavion i vogël është rrëzuar gjatë tentativës për ngritje në Bahamas, duke u përplasur me një skelë pranë një zone banimi. Momenti dramatik është filmuar nga një pasagjer dhe videoja po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale.
Sipas mediave amerikane, në bord ndodheshin 10 persona, përkatësisht tetë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Pamjet tregojnë avionin duke humbur lartësinë vetëm pak çaste pas nisjes, përpara se të përplasej me skelën.
Autoritetet në Bahamas njoftuan se një hidroavion i vogël u përplas me një skelë gjatë përpjekjes për t’u ngritur të shtunën. Policia thotë se 8 pasagjerë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit – të gjithë amerikanë – u evakuuan të sigurt dhe nuk pati lëndime. Mjeti ajror u fundos më pas në rreth 100 metra ujë.
Sipas dëshmive paraprake, hidroavioni ishte në fazën e ngritjes kur, për arsye që ende nuk janë bërë të ditura, u përplas me skelën. Më pas, mjeti ajror u fundos disa orë më vonë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa deri më tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar rëndë.
