VIDEO/ Aksident i rëndë në Texas, kamioni ngec në shina dhe përplaset me trenin
Një aksident ndodhi në mëngjesin e së dielës, 2 nëntor, në qytetin Surge të Teksasit, ku një tren i kompanisë Union Pacific u përplas me një kamion të madh që transportonte automjete, pasi ky i fundit ngeci mbi shinat e trenit.
Sipas policisë, kamioni me 18 rrota dyshohet se kaloi vijën hekurudhore dhe më pas pjesa e pasme e tij mbeti e ngecur.
Kamioni dhe automjetet që transportonte pësuan dëme të rënda, ndërsa treni vazhdoi normalisht rrugëtimin e tij.
