Një aksident i rëndë ka ndodhur në tatëpjetën e Kolonjës, ku një 64-vjeçar është plagosur rëndë pasi zotori i tij u përmbys.
Një fermer ka humbur kontrollin e mjetit bujqësor dhe si pasojë ka pësuar lëndime të rënda.
Sipas informacioneve paraprake, Egzon Begaj është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore.
Burimet e para bëjnë me dije se dyshohet se shkak për humbjen e kontrollit mbi mjet është bërë lagështia dhe balta në rrugën ku po shkonte për të punuar.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë aksident.
