Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Tepelenë-Krahës, pranë fshatit Iliras, në zonën e Memaliaj. Dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” teksa lëviznin në drejtime të kundërta.
Si pasojë e kësaj përplasjeje të fortë, tetë persona që udhëtonin në të dy mjetet kanë mbetur të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit të Gjirokastrës. Sipas burimeve mjekësore, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.
