Aksident kamioni në autostradë, shoferi shpëton

Kamioni del nga rruga dhe përmbyset, shoferi shpëton pa lëndime.

Një kamion i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në rrethrrotullimin e Grabjanit, në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë. Si pasojë e aksidentit, kamioni ka pësuar dëme materiale, ndërsa drejtuesi i tij ka shpëtuar pa lëndime serioze.

Të dhënat paraprake nga policia e shtetit tregojnë se shoferi ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë, duke sjellë përmbysjen e mjetit në anë të rrugës.

Kamioni transportonte artikuj ushqimorë. Për të nxjerrë mjetin nga vendi ku kishte përfunduar, është dashur ndërhyrja e një autovinçi.

Sipas drejtuesve të mjeteve, ky rrethrrotullim konsiderohet një nyje e rrezikshme në qarkullimin rrugor të autostradës, veçanërisht për mjetet e rënda që transportojnë ngarkesa të mëdha.

Scroll to Top