Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë: Kamioni përplasi makinën
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lushnjë-Rrogozhinë. Një kamion është përplasur me një automjet tip Toyota. Si pasojë e përplasjes, automjeti është dëmtuar, ndërsa personat që ndodheshin brenda tij kanë shpëtuar.
Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit mendohet të jetë shpejtësia e tejkaluar e drejtuesit të kamionit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.
