Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, automjeti përplaset me bordurën dhe merr flakë
Një aksident ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të zonës së Kasharit. Një automjet, duke lëvizur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti ka shpërthyer në flakë, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e zjarrfikësve. Aktualisht, nuk ka informacion nëse ka persona të lënduar.
