PAMJE: Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, një automjet përfshihet nga flakët
Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e së shtunës në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit.
Dy automjete janë përfshirë në përplasje. Një automjet tip “Ford” ka goditur nga pas një automjet tip “BMW”. Si pasojë e këtij përplasje, automjeti “Ford” ka shpërthyer në flakë.
Drejtuesi i automjetit që u përfshi nga zjarri ka mundur të dalë menjëherë nga mjeti, duke pësuar vetëm dëmtime të lehta.
