Aksident në Fushë Krujë: 2 të lënduar pas parakalimit

Tentativë për parakalim/ Makinat dalin nga rruga, 2 të lënduar në Fushë Krujë

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 08:30 në rrugën nacionale Fushë Krujë-Durrës, në kilometrin e dytë nga Fushë Kruja. Dy automjete kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë tentative e njërit prej mjeteve, me drejtuese femër, për të parakaluar. Drejtuesja është bllokuar dhe të dyja mjetet, pas përplasjes, kanë përfunduar në kanal.

Të lënduar kanë mbetur drejtuesja e mjetit si dhe një pasagjer. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur detajet e aksidentit.

Scroll to Top