Gjirokastër – Një 64-vjeçar, banues në Greqi, është arrestuar në Gjirokastër, pasi shkaktoi një aksident trafiku në të cilin mbetën të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin P. P., 64 vjeç, banues në Greqi. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, ku i arrestuari, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin. Si pasojë, automjeti i tij është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. K., 30 vjeç, banues në Tepelenë.
Nga aksidenti, 2 drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët kanë pësuar dëmtime të lehta, sipas njoftimit të policisë.
