Aksident në Lezhë, dy persona të lënduar
Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës. Një automjet është përplasur me një motorçikletë.
Si pasojë e këtij përplasjeje, drejtuesi dhe pasagjeri i motorçikletës kanë mbetur të lënduar. Të dy personat e dëmtuar janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
