Aksident në Lushnjë: Automjeti përplaset me shtyllën e ndriçimit

Aksident në Lushnjë: Automjeti përplaset me shtyllën e ndriçimit

Një automjet tip Audi është përfshirë në një aksident në daljen jugore të Lushnjës, pak minuta pas mesnatës. Makina, drejtuar nga Aleksandro Braholli, është përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor në rrethrrotullimin e Savrës.

Sipas informacioneve të para, si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spitalin e Fierit. Sipas policisë, në vendngjarje dyshohet se i riu nuk e ka parë rrethrrotullimin dhe duke dalë nga qyteti i Lushnjës, ka drejtuar automjetin drejt aksit rrugor.

Përplasja me shtyllën ka qenë e fortë. Përveç dëmeve materiale të mjetit, është plagosur edhe drejtuesi, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Scroll to Top