Aksident në Malësinë e Madhe, dy persona të plagosur
Një aksident rrugor ka ndodhur në fshatin Rrjoll, Malësi e Madhe.
Një automjet tip kamion ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u rrëzuar.
Si pasojë e këtij aksidenti, janë dëmtuar drejtuesi i kamionit dhe një pasagjer. Të dy personat janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Mësohet se personat e lënduar nuk janë në rrezik për jetën.
Policia po kryen hetime për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 16:00, në fshatin Rrjoll, Malësi e Madhe, shtetasi N. P., duke drejtuar një automjet tip kamion, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi N. P., si dhe pasagjeri G. P. Ata aktualisht ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër dhe nuk janë në rrezik për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
