Aksident në Portin e Barit: Makina bie në det, shoferi shpëtohet

Një automjet ka rënë në det në portin e Barit teksa po përpiqej të ngjitej në një traget me destinacion Shqipërinë. Pamjet nga ngjarja janë publikuar nga media italiane “la Repubblica”.

Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili arriti të ngjitej në çatinë e makinës dhe u shpëtua nga Roja Bregdetare. Sipas informacioneve paraprake, automjeti kishte kaluar kontrollet e sigurisë, por për shkak të kushteve atmosferike me shi të rrëmbyeshëm, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi në det.

Shoferi, me shtetësi shqiptare, arriti të thyente xhamin e përparmë të makinës dhe të dilte para se automjeti të fundosej plotësisht. Njësite zjarrëfikëse dhe të zhytjes ndërhynë për të nxjerrë automjetin nga uji.

Scroll to Top