Aksident në Vlorë: 17-vjeçar vdes, shoferi i “Porsche” nën arrest

Përplasi për vdekje 17-vjeçarin në Vlorë, arrestohet drejtuesi i automjetit.

Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku humbi jetën një 17-vjeçar.

Personi i arrestuar është 32-vjeçari me inicialet H.B. Ai, duke drejtuar automjetin tip “Porsche” në gjendje të dehur, është përplasur me një motomjet tip “Trinity”, të cilin e drejtonte një 17-vjeçar. Si pasojë e aksidentit, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Në njoftimin e policisë thuhet se “Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin H. B., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.10.2025, rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues një shtetas të mitur, 17 vjeç, i cili si pasojë, ka ndërruar jetë”.

Scroll to Top