Aksident Rrugë Kombëtare: 2 viktima, 5 të plagosur

Aksident në Rrugën e Kombit: Një person ndërron jetë, të tjerë të plagosur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen, pranë Rubikut. Sipas informacioneve më të fundit, një person i dytë ka humbur jetën pas përplasjes së dy automjeteve.

Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërë nga automjeteve, shtetasi N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç.

Pesë persona të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transportuar urgjentisht në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen-Milot, automjeti me drejtues shtetasin N. P., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 30 vjeç.

Si pasojë e kësaj përplasjeje, kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërë nga automjeteve, shtetasi N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç (i cili rezulton të jetë babai i shtetasit D. P.).

Gjithashtu, janë dëmtuar edhe drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe katër pasagjerë. Të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për t’u dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin.

Scroll to Top