Aksident në aksin Shkodër – Tiranë, 3 persona të lënduar
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shkodër – Tiranë, ku janë përfshirë tre automjete. Njëri nga personat e përfshirë në aksident është edhe një punonjës i policisë vendore të Shkodrës. Nga përplasja nuk ka viktima, ndërsa tre personat e lënduar, të cilët ndodheshin në automjetet e përfshira, janë jashtë rrezikut për jetën.
Për shkak të përfshirjes së një punonjësi policie në aksident, hetimet po kryhen nga prokuroria e Shkodrës. Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Shkodër–Lezhë”, automjeti me drejtues shtetasin F. H. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. S., si dhe me automjetin me drejtues shtetasin G. Sh. Si pasojë e aksidentit, shtetasi F. H. ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
