Aksident tragjik në Gjirokastër, humbin jetën 3 persona.
Një aksident i rëndë rrugor, me pasojë humbjen e jetës së tre personave, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur Bypass.
Një automjet tip Volkswagen, ku udhëtonin dy të rinj, 27 dhe 24 vjeç, është përplasur me një mjet tip Mercedes-Benz.
Si pasojë e goditjes së fortë, dy të rinjtë që ndodheshin në automjetin Volkswagen kanë humbur jetën në vend nga plagët e marra.
Në mjetin Mercedes-Benz udhëtonin dy të rinj, 25 dhe 20 vjeç. Pasagjerja 20-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
