Itali/ Aksident tragjik: 85-vjeçari vdes pas përplasjes me autobusin e shkollës
Një aksident automobilistik ka sjellë humbjen e jetës së një 85-vjeçari ditën e djeshme në Itali, pas një përplasjeje mes makinës së tij dhe një autobusi të shkollës që transportonte rreth pesëdhjetë nxënës.
Viktima, identifikuar si Germano De Luka, drejtuesi i makinës, humbi jetën në vend nga goditja e fortë.
Dymbëdhjetë pasagjerë të autobusit pësuan lëndime të lehta.
Sipas informacioneve paraprake, 85-vjeçari nuk zotëronte leje drejtimi të vlefshme. Patenta e tij kishte skaduar në gusht dhe nuk ishte rinovuar për shkak të pamundësisë për të plotësuar kushtet mjekësore. Ndalesa për drejtimin e automjeteve ishte në fuqi që prej datës 15 tetor.
Aksidenti, sipas të dhënave fillestare, ndodhi pas një kthese të papritur, ku makina hyri në korsinë e kundërt, duke shkaktuar përplasjen fatale.
