Aksident tragjik në Vlorë, 17-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, rreth orës 01:30 pas mesnate, ku humbi jetën një 17-vjeçar. Viktima është identifikuar si Leandro Shametaj.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa policia po vazhdon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Familjarët e 17-vjeçarit ndodhen aktualisht në spital, duke kërkuar të tërheqin trupin e pajetë të djalit të tyre. Megjithatë, deri më tani ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga autoritetet dhe po mbahen në pritje.
Dyshohet se automjeti që ka shkaktuar aksidentin është i tipit “Porsche”.
