Aksident treni në Angli, pasagjerë të bllokuar

Tragjike! Treni i pasagjerëve del nga shinat në Angli, disa pasagjerë të bllokuar

Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat pranë stacionit hekurudhor të Lewes, në East Sussex të Anglisë jugore. Disa nga vagonët janë përmbysur, dhe raportohet se pasagjerë kanë mbetur të bllokuar brenda tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:54 me kohën lokale. Menjëherë në vendngjarje janë nisur ekipet e emergjencës dhe të shpëtimit.

Sipas raportimeve të Sky News, deri tani nuk ka pasur viktima. Gjithashtu, personat e plagosur nuk raportohet të jenë në gjendje të rëndë. Operacioni i shpëtimit vijon për të nxjerrë personat që kanë mbetur të bllokuar në tren.

Fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë vagonë të përmbysur dhe dëmtime në shinat hekurudhore, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë në zonën e aksidentit.

Incidenti ndodhi në një ditë kur Britania po përjeton temperaturat më të larta të vitit, me termometri që në disa zona ka arritur deri në 38°C.

Shkaqet e daljes së trenit nga shinat nuk janë bërë ende të ditura dhe pritet të hetohen nga autoritetet.

Scroll to Top