Aksident në Indonezi! Autobusi me shpejtësi të lartë i merr jetën 16 pasagjerëve
Një aksident me autobus ka shkaktuar vdekjen e të paktën 16 personave dhe ka plagosur disa të tjerë në një autostradë në ishullin indonezian të Java-s, sipas një zyrtari nga shërbimet e emergjencës së vendit.
Mjeti i transportit publik, i cili ishte nisur nga kryeqyteti Xhakarta dhe po udhëtonte drejt Yogyakarta-s, ka marrë një kthesë me një shpejtësi të konsiderueshme para se të përplasej me një barrierë sigurie dhe të përmbysej. Kështu ka deklaruar Budiono, kreu i agjencisë lokale të kërkim-shpëtimit.
