Aksident në Vlorë: Një i ri përplasi 4 automjete njëra pas tjetrës
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, pranë kryqëzimit të shkollës “Ali Demi”, në rrugën që lidh zonën me Bulevardin “Ismail Qemali”.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Benz, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur pesë automjete të tjera, njëra pas tjetrës, duke shkaktuar një aksident zinxhir.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të shumta materiale në pesë mjetet e përfshira.
