Alarm për dron në aeroportin e Berlinit, fluturimet pezullohen për dy orë.
Fluturimet në Aeroportin e Berlin Brandenburgut u pezulluan për gati dy orë mbrëmjen e sotme për shkak të vëzhgimeve të dronëve të paidentifikuar, duke u bërë më i fundit në një seri alarmesh të ngjashme në të gjithë Evropën.
Një zëdhënës i aeroportit konfirmoi lajmin. Ngritjet dhe uljet u pezulluan mes orës 20:08 dhe 21:58, dhe gjatë kësaj periudhe, “një seri e tërë fluturimesh” u devijuan drejt qyteteve të tjera gjermane, sipas zëdhënësit.
