Ambasada Amerikane Ndajë Foto të Hetuesit të BKH Me Kreun e FBI dhe Përcjell Mesazh të Rëndësishëm
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një fotografi ku shihet një agjent i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) duke shtrënguar duart me kreun e Byrosë Federale të Hetimit (FBI), Kash Patel.
Siç njofton ambasada, hetuesi Eduart Kaloshi nga BKH ka përfunduar me sukses studimet dhe është diplomuar këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në komunikatën e saj, ambasada shprehet:
“Ne përgëzojmë hetuesin e SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, për diplomimin e tij këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së. Eduarti i bashkohet grupit të shquar të ish-studentëve ndërkombëtarë të FBI-së, duke sjellë aftësi dhe ekspertizë të re e të vlefshme në përpjekjet e vendosura të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”
Mesazhi i ambasada është i qartë: mbështetje e mëtejshme publike për punën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri.
Ambasada shtoi gjithashtu:
“Arritjet e tij do të forcojnë më tej bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me SPAK dhe do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.”
Reagimi i plotë i Ambasadës së SHBA në Tiranë:
Çuarja përpara e bashkëpunimit në zbatimin e ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë fillon me ofrimin e mundësive të trajnimeve të nivelit më të lartë për oficerët më të përkushtuar të Shqipërisë. Ne përgëzojmë hetuesin e SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, për diplomimin e tij këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së. Eduarti i bashkohet grupit të shquar të ish-studentëve ndërkombëtarë të FBI-së, duke sjellë aftësi dhe ekspertizë të re e të vlefshme në përpjekjet e vendosura të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Arritjet e tij do të forcojnë më tej bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me SPAK dhe do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.
