Andi Lila interes për klubin grek PAS Xhanina

TIRANË – Një lajm i bujshëm raportohet nga gazeta greke “Proionos Logos”, ku bëhet e ditur se ish-futbollisti shqiptar, Andi Lila, së bashku me një biznesmen tjetër shqiptar, kanë shprehur interesim për blerjen e klubit grek PAS Xhanina.

PAS Xhanina, aktualisht pjesë e Superligës së dytë greke, duket se po kërkon të ndryshojë fatin pas një sezoni të vështirë, të shoqëruar edhe me probleme financiare. Sipas informacioneve, klubi do të bëhet pjesë e kategorisë së tretë në edicionin e ardhshëm.

Andi Lila ka një lidhje të fortë me klubin grek, pasi ka luajtur më shumë se 150 ndeshje gjatë karrierës së tij me këtë ekip. Megjithatë, identiteti i biznesmenit shqiptar që do të jetë krah ish-kapitenit të Kombëtares nuk është bërë ende publik. Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë detajet e mëtejshme rreth këtij procesi.

Scroll to Top