Anglia në Botëror 2026: Surpriza nga kategoria e dytë

Ndeshja vendimtare e Shqipërisë, Tomas Tuhel mendon për surprizën nga… kategoria e dytë

Anglia ka qenë skuadra e parë europiane që ka siguruar biletën për Botërorin 2026. Kjo bën që “tre luanët” të përballen me dy ndeshjet e fundit të tyre, kundër Serbisë dhe Shqipërisë. Këto ndeshje janë vendimtare për fatin e ekipeve kundërshtare në luftën për play-off, por edhe një mundësi për trajnerin Tomas Tuhel që të eksperimentojë dhe të shohë nga afër opsione të reja për ekipin që do të përzgjedhë për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Sipas mediave angleze, ai po përgatit një surprizë të pazakontë për këto dy ndeshje, pasi do të ftojë një lojtar nga kategoria e dytë angleze. Karl Rushworth, portieri 24-vjeçar i Coventry, është një prej lojtarëve që ka shkëlqyer në startin e sezonit në Championship dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e Tuhel dhe stafit të tij.

Lojtari, i huazuar nga Brighton, ka regjistruar 613 minuta radhazi pa pësuar gol, duke vendosur rekordin e ri për Coventry, e cila është kthyer në një klub kandidat për t’u ngjitur në elitë. Kështu, Tuhel po planifikon ta bëjë Rushworth pjesë të “tre luanëve” në ndeshjet e nëntorit, ku mendohet se do të ketë rotacion në portë pasi trajneri gjerman do të shqyrtojë mirë këtë repart dhe ndoshta do të ndryshojë hierarkinë mes shtyllave.

Scroll to Top