Anije indiane fundoset pas sulmit pranë Jemenit

Sulmohet dhe fundoset një anije mallrash indiane pranë brigjeve të Jemenit, shpëtohen 14 anëtarë të ekuipazhit

Një anije mallrash me flamur indian është fundosur pranë brigjeve të Jemenit pasi u sulmua nga rebelët Huthi, të cilët hapën zjarr ndaj saj.

Sipas Rojës Bregdetare dhe Marinës Jemenase, 14 anëtarë të ekuipazhit janë shpëtuar pas incidentit. Mes të shpëtuarve janë 13 shtetas indianë dhe një marinar me origjinë jemenase.

Autoritetet kanë bërë të ditur se deri më tani nuk ka raportime për persona të zhdukur, ndërsa vijojnë verifikimet lidhur me rrethanat e sulmit dhe fundosjen e anijes.

Ky incident ndodh në një periudhë tensionesh të larta në Detin e Kuq dhe zonat përreth, ku sulmet ndaj anijeve tregtare nga rebelët Huthi kanë rritur shqetësimet për sigurinë e trafikut detar ndërkombëtar.

Scroll to Top