Anije ruse sanksionuar: Franca forcon ligjin detar

Marina franceze ndalon anijen cisternë që lundronte nga Rusia, Macron: E papranueshme të shkelet ligji detar

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se Marina franceze ka ndaluar një anije cisternë, e cila ishte nisur nga Rusia dhe ishte vendosur nën sanksione ndërkombëtare.

Sipas Macron, operacioni u zhvillua dje në Oqeanin Atlantik, me mbështetjen e disa partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Britaninë e Madhe, dhe në përputhje të plotë me ligjin detar ndërkombëtar.

Në një deklaratë në rrjetin social X, ai theksoi se veprime të tilla janë të papranueshme. Ai akuzoi anijet që shmangin sanksionet se shkelin rregullat ndërkombëtare dhe kontribuojnë në financimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

“Është e papranueshme që anijet të anashkalojnë sanksionet ndërkombëtare, të shkelin ligjin e detit dhe të financojnë luftën që Rusia ka zhvilluar kundër Ukrainës për më shumë se katër vjet,” u shpreh Macron.

Ai shtoi gjithashtu se anijet që operojnë jashtë rregullave detare përbëjnë një rrezik më të gjerë, jo vetëm për sigurinë e lundrimit, por edhe për mjedisin.

“Këto anije, të cilat nuk respektojnë rregullat bazë të lundrimit detar, përbëjnë gjithashtu një kërcënim për mjedisin dhe sigurinë e të gjithëve,” paralajmëroi presidenti francez.

Scroll to Top