Anis Mehmeti shënon gol për Bristol City në Angli

Anis Mehmeti po tregon formë të shkëlqyer në Angli.

Ai shënoi një gol për Bristol City ndaj Southampton, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit. Goli i tij në minutën e 33-të barazoi rezultatin në 1-1. Mehmeti arriti të arratisej nga mbrojtja e Southampton dhe nuk gaboi para portierit kundërshtar.

Mehmeti nuk është grumbulluar në Kombëtaren shqiptare që nga viti 2023. Trajneri Silvinjo ka deklaruar se mungesa e ftesave për të lidhet me “trafikun e lojtarëve” në krahun e majtë.

Goli i Anis Mehmetit:

(video)

EMMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top