Apartamenti “sekret” ku Balluku mblidhej me drejtorët

Zbulohet foto: Apartamenti “sekret” ku Balluku mblidhej me drejtorët

Jo të gjitha punët e paligjshme kryhen në zyra shtetërore. Shpeshherë, individët që ushtrojnë pushtet përdorin ambiente të tjera, ku lejojnë teprime dhe afrime të tjera, shpesh nën ndikimin e alkoolit, teksa diskutojnë ndarjen e tenderave, licencave, koncesioneve, etj.

Duket se ky ka qenë edhe funksionimi i rrethit të ngushtë të njerëzve të Belinda Ballukut. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, flet për një apartament sekret pranë Liqenit Artificial të Tiranës, ku Balluku dhe grupi i saj zhvillonin takime më intime.

Bardhi ka publikuar edhe një foto “selfie” të bërë nga Evis Berberi, ish-drejtor i ARRSH-së. Në foto shihet edhe vetë Belinda Balluku, me një gotë verë në dorë, së bashku me Ceno Klosi dhe disa nga bashkëpunëtorët e saj të ngushtë.

Gazment Bardhi shkruan në Facebook:

“Banda e hajdutëve të Belinda Ballukut mblidhej rregullisht në strofullën e krimit “Apartamenti 6, Shkalla H, Kompleksi Nobis”, ku ndaheshin tenderat korruptivë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Banda “2B” funksiononte si një grup i strukturuar kriminal për vjedhjen masive të parave të shqiptarëve me tendera qindra milionë euro të paracaktuar për të shpërblyer klientët e tyre dhe përfituar përqindje korruptive.

Të njëjtat para përdoreshin më pas në fushata elektorale ose në shpenzime luksoze. Një pjesë e bandës 2B tashmë ndodhet në burg, ndërsa shumë shpejt pritet t’i bashkohet edhe pjesa tjetër.”

Scroll to Top