Apeli i Veliajt rrëzohet, vendimi i GJKKO mbetet në fuqi

Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Erion Veliajt, lë në fuqi vendimin e GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke rrëzuar ankimimin e paraqitur nga ish-kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili lë në burg ish-zyrtarin.

Objekti i ankesës kishte të bënte me konstatimin e shkeljeve procedurale të Prokurorisë së Posaçme gjatë fazës së hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 27, të vitit 2024, si dhe me shpalljen e pavlefshmërisë së veprimeve hetimore.

Njoftim zyrtar:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot, më 20.10.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 240 akti, datë 14.10.2025 (regjistrimi). Vendimi u mor mbi ankimin e personit nën hetim E.V., me objekt:

  • “Ankim ndaj vendimit nr. 43 akti, datë 01.09.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Konstatimi i shkeljeve procedurale të Prokurorisë së Posaçme gjatë fazës së hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 27, të vitit 2024 dhe pavlefshmërinë e veprimeve hetimore.”

Dhe vendosi:

  • Lënien në fuqi të Vendimit nr. 43 akti, datë 01.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

Vendimi u shpall në Tiranë, me datë 20.10.2025.

Scroll to Top