Apeli rrëzon kërkesën e Ilir Metës për lirim nga burgu

Kërkesa për lirimin e Ilir Metës rrëzohet sërish nga Apeli i GJKKO-së

Ilir Meta do të vazhdojë të qëndrojë në qeli, pasi Apeli i Gjykatës së Posaçme të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë nga arresti në burg me një masë më të lehtë, siç ishte garancia pasurore.

Njoftimi zyrtar sqaron se Gjykata e Posaçme e Apelit, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, më datë 04.05.2026, shpalli vendimin lidhur me çështjen penale nr. 120 akti, datë 22.04.2026 regjistrimi. Ky vendim ishte mbi ankimin e paraqitur nga i pandehuri I.M.

Ankimi i I.M. ishte kundër vendimit nr. 242, datë 24.03.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Objekti i këtij ankimi synonte zëvendësimin e masës së sigurimit personal të arrestit në burg me një masë tjetër, si arrest në shtëpi, garanci pasurore, detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, ose ndalimi i daljes jashtë shtetit.

Gjykata e Apelit vendosi:

  • Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i pandehuri I.M., nëpërmjet mbrojtësit avokat Kujtim Cakrani, ndaj disponimit nr. 242, datë 24.03.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  • Ky vendim t’i njoftohet palëve.
  • Ndaj këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë.
Scroll to Top