Arbër Hoxha komenton ndeshjen e parë me Maran: Të dhemb fakti që u paraqitëm mirë
Arbër Hoxha ka luajtur sot një ndeshje me Shqipërinë, duke u pozicionuar jashtë zonës së tij të zakonshme në të majtë të sulmit, me një rol më të tërhequr.
“Kjo është mënyra se si trajneri do të luajë. Patëm pak kohë stërvitje me trajnerin e ri, por çdo ditë po ndjehemi më mirë. Nuk patëm fatin e duhur te goli. goditëm portën, krijuam raste dhe nuk shënuam. Të dhemb? Natyrale, sepse besoj se u paraqitëm mirë. Edhe në pjesën e parë krijuam shumë raste, Izraeli nuk krijoi shumë, na dënoi në pjesën e dytë me një kundërsulm pas humbjes së topit në sulm dhe normalisht që dhemb.
Momentalisht jam i fokusuar këtu, pjesën e transferimit nuk e kam në mendje sepse ndjehem mirë edhe ku jam. Nëse fati do të bëjë që të bëj një lëvizje këtë verë, do ta bëj. Nuk e di, të them të drejtën nuk kam dijeni për asgjë”, – tha Hoxha për “SuperSport” pas ndeshjes.
