Arrihet marrëveshje për armëpushim mes Izraelit dhe Libanit; Trump: Palët do të ndalojnë luftimeve për 10 ditë.
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Libani dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim 10-ditor.
Sipas postimit të Trump në platformën Truth Social, marrëveshja u arrit pas bisedimeve mes Presidentit të Libanit, Joseph Aoun, dhe Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu me presidentin amerikan.
Armëpushimi pritet të hyjë në fuqi ditën e sotme në orën 17:00 sipas kohës lindore të SHBA-së.
Trump theksoi se Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, do të bashkëpunojnë me të dy vendet për “arritjen e një paqeje të qëndrueshme”.
Presidenti Trump përsëriti deklaratën e tij të zakonshme, duke thënë se ka zgjidhur nëntë luftëra deri më tani dhe se ky do të jetë i dhjeti.
